Trump: Merkel ka bërë "gabim të madh" për çështjen e emigrantëve

Amerika

Trump: Merkel ka bërë "gabim të madh" për çështjen e emigrantëve

Më: 15 janar 2017 Në ora: 23:59
Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, ka thënë se kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë një "gabim të madh" duke lejuar më shumë se një milion emigrantë të hyjnë në Gjermani.

Ai tha se zonja Merkel ishte larg nga lideri më i rëndësishëm në Evropë, dhe se BE-ja ishte bërë një mjet për Gjermaninë.

Këto komente  rreth qëllimeve të tij të politikës së jashtme  Trump i bëri në një intervistë për gazetat britanike dhe gjermane.

Ai tha për The Times dhe Bild  se prioriteti i tij është  që të  krijojë marrëveshje  të drejta tregtare për SHBA-në  dhe fuqizimin e kufijve.

Ai tha se SHBA  është dashur të adresojë deficitin e saj tregtar me pjesën tjetër të botës, veçanërisht me Kinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat