Mark Zuckerberg do të kandidojë për president të SHBA-së më 2024

Amerika

Mark Zuckerberg do të kandidojë për president të SHBA-së më 2024

Më: 16 janar 2017 Në ora: 15:30
Mark Zuckerberg

Njerëz brenda Facebook kanë treguar se si Mark Zuckerberg u flet stafit për legjendat greke dhe se si dëshiron që të jetë “një perandor”.

Në treguesin e fundit se një ditë ai mund të kandidojë për president, Vanity Fair citon disa miq të CEO-s që thonë se ai është shumë i përshtatshëm për politikë dhe ka qëllime të karrierës përtej Silicon Valley.

Ata thonë se 32-vjeçari e ka të lindur udhëheqjen, me shprehjen se “ai dëshiron të jetë perandor” që duket e zakonshme në mesin e kolegëve të tij.

Në mënyrë interesante, një numër i njerëzve me ndikim në Silicon Valley mendojnë se Mark Zuckerberg do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara një ditë.

Dhe disa njerëz, duke përfshirë Nick Bilton nga Vanity Fair, besojnë se ai do të fitonte bindshëm. “Ai ka qenë tepër i kujdesshëm në lidhje me kultivimin e një lloji të veçantë të personit gjatë viteve të fundit”, tha një mik, duke sugjeruar se lëvizjet e Zuckerberg drejt politikës janë në proces.

Ndërsa Zuckerberg ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë që sugjeron se ai do të kandidojë, miqtë e tij thonë se ai ka gjasa të kandidojë për president më 2024, kur të jetë 40 vjeç.

Më herët këtë vit, Zuckerberg u mbulua me thashetheme se ai po komplotonte me një ofertë politike, kur u zotua se do të vizitonte çdo shtet në SHBA.

Duke njoftuar për “rezolutën e Vitit të Ri” në faqen e tij në Facebook, ai pati thënë: “Sfida ime personale për vitin 2017 është që të vizitojë dhe takoj njerëz në çdo shtet të SHBA-së deri në fund të vitit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat