Trump rrezikon ekonominë amerikane

Amerika

Trump rrezikon ekonominë amerikane

Më: 18 janar 2017 Në ora: 20:00
Donald Trump

Një ndër premtimet e mëdha të Donald Trump gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale të nëntorit të shkuar, ishte përshpejtimi i rritjes së ekonomisë amerikane përmes një sërë masash ndëshkuese për importet, kryesisht ato kineze dhe taksave për vetë kompanitë amerikane që nuk prodhojnë në territorin amerikan.

Por pikërisht këto politika të Presidentit të zgjedhur, vlerësohen si risku më i madh për ekonominë amerikane për vitin 2017.

Agjencia Reuters ka kryer një sondazh ku u ka drejtuar pyetjen se cili ishte risku më i madh për ekonominë amerikane për 2017 70 ekspertve më në zë të ekonomisë globale. 

“Një prej rreziqeve më të mëdha që i kanoset ekonomisë amerikane është jo vetëm retorika kundër tregtisë së lirë, por edhe masat e mundshme që mund të merren në të ardhmen”, thotë Jim O'Sullivan nga “High Frequency Economics”.

Trump ka premtuar gjithashtu ulje taksash për kompanitë që prodhojnë në SHBA dhe për individët. Por a është koha për ulje taksash? Mbi 80 përqind e ekonomistëve thanë jo.

“Nuk është koha e duhur. Ekonomia po ecën mirë, ajo po punëson dhe papunësia ka rënë në nivelin 4.7 përqind në muajin dhjetor”, thonë ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat