Inaugurimi i Donald Trump, arrestohet gazetari i televizionit rus

Amerika

Inaugurimi i Donald Trump, arrestohet gazetari i televizionit rus

Më: 20 janar 2017 Në ora: 17:52
Alexander Rubinstein

Korrenspondenti i televizionit rus "RT.com" në SHBA, Alexander Rubinstein është arrestuar në Uashington gjatë raportimit për protestat kundër Presidentit të ri amerikan Donald Trump.

Ai ishte në mesin e protestuesve duke raportuar, në momentin kur policia rrethoi turmën e protestuesve dhe arrestoi disa prej tyre.

Rubinstein ishte në mesin e 12 personave që u arrestuan.

Gazetari i RT në Amerikë ndodhet në paraburgim edhe pse i ka treguar autoriteteve kartën e tij të gazetarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat