Tre të vdekur pas të shtënave në Atlanta

Amerika

Tre të vdekur pas të shtënave në Atlanta

Më: 24 janar 2017 Në ora: 13:38
Ilustrim

Autoritetet amerikane kanë thënë se tre persona janë vrarë pas të shtënave me armë zjarri jashtë një restoranti në Atlanta.

Mediat lokale raportojnë duke iu referuar Zyrës së Mjekësisë Ligjore për Fulton County, se një 27-vjeçar i quajtur  Ahmad Johnson nga East Point dhe 28-vjeçari Rickie Burke nga Atlanta kanë vdekur në vendin e ngjarjes jashtë restorantit “Checkers”.

Ndërkaq, 22 vjeçari David Worrell ishte në gjendje kritike pasi u qëllua dhe vdiq më vonë në spital.

Raportohet se edhe një person i katërt mund të ishte qëlluar dhe mund të ketë ketë shkuar në një spital në afërsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat