Hillary Clinton kundër Trumpit: Kjo që po bëni ju nuk përkon me vlerat dhe Kushtetutën Amerikane

Amerika

Hillary Clinton kundër Trumpit: Kjo që po bëni ju nuk përkon me vlerat dhe Kushtetutën Amerikane

Më: 29 janar 2017 Në ora: 17:16
Hillary Clinton dhe Donald Trump

Ish-Sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Hillary Clinton, e ka zgjedhur rrjetin social, “Twitter”, për t’iu dalë në përkrahje njerëzve që kanë protestuar nëpër aeroporte të SHBA-së kundër urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump, për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA refugjatëve sirianë, si dhe për të imponuar një ndalim ndaj qytetarëve të shtatë shteteve me shumicë myslimane.

“Ky [urdhri ekzekutiv i Tump-it] nuk përkon me atë se çka jemi ne,” ka thënë Clinton, e cila garoi për presidente të SHBA-së kundër Trump-it në zgjedhjet e 2016-es.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat