Trump i vendosur: Nevojiten masa ekstreme

Amerika

Trump i vendosur: Nevojiten masa ekstreme

Më: 29 janar 2017 Në ora: 20:17
Donald Trump dhe Reince Priebus (djathtas) në Shtëpinë e Bardhë

(E plotësuar) - Administrata Trump mbetet e vendosur në lidhje me hapat e ndërmarrë për ndalimin e refugjatëve nga shtatë vende, pavarësisht vendimeve të gjykatave dhe protestave masive që pasuan.

Në një postim në twiter, Trump shkruante "Ndalim ekstrem. Tani".

Shefi i tij i stafit, Reince Priebus,  tha ndërkohë se vetëm 109 persona nga 325 mijë udhëtarë, janë ndaluar. Një numër gjykatash janë shprehur për këtë çështje dhe një gjykatës federal ka ndaluar përkohësisht deportimin e personave që janë të pajisur me viza. Ndërkohë që nuk kanë munguar dënimet nga e gjithë bota.

Urdhri ekzekutiv që Trump nënshkroi të premten, ndaloi të gjithë programin amerikan për refugjatët për 120 ditë, ndaloi refugjatët sirianë pa limit kohor dhe pezulloi të gjithë shtetasit nga shtatë vende me shumicë myslimane për 90 ditë. Ata që ishin në fluturim ndërkohë, u ndaluan në mbërritje, edhe nëse ishin të pajisur me viza amerikane të vlefshme apo me leje të tjera emigrimi.

Mijëra vetë ndërkohë u mblodhën në aeroportet në të gjithë vendin për të protestuar, mes tyre edhe avokatë që ofronin shërbimet e tyre falas për të prekurit. Demonstrime të tjera priten në vijim, përfshirë edhe një para shtëpisë së bardhë. Edhe disa liderë republikanë ndërkohë kanë shprehur shqetësim.

John McCain, e quajti këtë një proces shumë të ngatërruar që mund të shfrytëzohet nga ekstremistët. Lideri i shumicës, Mic McConnell, tha se është e rëndësishme të kihet parasysh se disa nga burimet më të vyera në luftën kundër terrorizmit radikal islamik, janë myslimanët.

Ndërsa për liderin e demokratëve në senat, Chuck Schumer, SHBA tani duket më pak humanitare, më pak e sigurt, më pak amerikane.

Shtëpia e Bardhë e mbronë goditjen kundër migrimit

Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus, i ka mbrojtur kufizimet gjithpërfshirëse të migrimit, me urdhërin e presidentit, Donald Trump, një ditë pasi kjo masë është ndalur përkohësisht nga një gjyqtare federale.

Zoti Priebus, që është shef i kabinetit të presidentit Donald Trump, i tha rrjetit televiziv NBC se nuk ka kaos në aeroportet në gjithë Shtetet e Bashkuara, ku mijëra njerëz kanë protestuar gjatë ditës së djeshme.

Ai tha se prej 325 mijë njerëzve, që kanë hyrë dje në Shtetet e Bashkuara, janë arrestuar 109 vetë.

Duke shprehur përkushtim për mbrojtje të vendit nga “terroristët e jashtëm”, zoti Trump pardje ka urdhëruar suspendim të imigrimit nga 7 vende me popullatë shumicë myslimane, për 90 ditë, derisa sistemi i ri i kontrollit të implementohet në tërësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat