Trump nuk pendohet për ndalimin e futjes së emigrantëve në ShBA, zgjerohen protestat

Amerika

Trump nuk pendohet për ndalimin e futjes së emigrantëve në ShBA, zgjerohen protestat

Më: 29 janar 2017 Në ora: 20:45
Protesta në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara ka nisur dita e dytë e protestave, për të kundërshtuar urdhrin ekzekutiv të Donald Trump, për ndalimin e hyrjes në ShBA të qytetarëve nga shtatë vende myslimane.

Trump në anën tjetër   nuk ka shfaqur pendim për një veprim të tillë, pavarësisht qëndrimeve të gjykatës e zemërimit global, shkruan afp.

Protestuesit janë mbledhur jashtë Shtëpisë së Bardhë, dhe në Battery Park të New York-ut, pranë vendit ku gjendet edhe Statuja e Lirisë- një fanar i famshëm amerikan i lirisë dhe emigracionit.  Një numër më i madh protestuesish është duke protestuar edhe në aeroportet në mbarë vendin.

Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv përmes të cilit ua ka ndaluar përkohësisht hyrjen të gjithë emigrantëve ne ShBA për të paktën 120 ditë.

Gjithashtu ai ua ka vënë vizat shtetasve nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat