Bana al-Abed, vajza shtatë-vjeçare, që u bë simbol i tragjedisë në Siri me postimet e saj në Titter ku shprehje horron e jetesës në Alepo, i ka kërkuar ndihmë Presidentit Trump dhe i lutet të mendojë për fëmijëve të Sirisë.
Në një video të postuar të mërkurën, Bana pyet presidentit amerikan: "A keni mbetur ndonjëherë pa bukë dhe pa ujë për 24 orë?".
Orë më parë shtatë-vjeçarja i ishte përgjigjur një postimi të Presidentit Trump ku ai pohonte se ndalimi i udhëtimit ishte për të "mbajtur jashtë vendit e njerëzit e këqinj (me qëllime të këqija), " duke e pyetur nëse ajo është një terroriste në sytë e tij.
Më pas ajo postoi një fotografinë e një fëmije dhe e pyeti presidentin amerikan: "... Po sikur fëmija juaj të qëndronte ulur në mes të rrugës pa ngrenë, pa prindër, pa asgjë"
Javën e kaluar, së bashku me nënën e saj Fatemah, ajo publikoi një letër të hapur drejtuar presidentit amerikan ku i lutej për të "ndihmuar fëmijët sirianë", shkruan “The telegraph”.