Protesta në universitetin e Kalifornisë, reagon presidenti

Amerika

Protesta në universitetin e Kalifornisë, reagon presidenti

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 21:19
Kaliforni

Një protestë mori përmasa të dhunshme mbrëmë në universitetin e Kalifornisë ku pritej të mbahej një takim në të cilin do të merrte fjalën edhe drejtuesi i një faqeje interneti, me prirje të ekstremit të djathtë. Milo Yiannopoulos njihet për nxitjen e temave provokuese dhe vitin e kaluar ai u ndalua të përdorë faqen Twitter për shkak se udhëhoqi një fushatë diskrimuese ndaj një aktoreje afrikano-amerikane.

Protestuesit hodhën fishekzjarre e bomba me tymuese si dhe ndezën një zjarr pranë vendit ku ishte parashikuar të mbante fjalën Milo Yiannopoulos. Dhuna detyroi autoritetet e universitetit të anulojnë aktivitetin duke vënë sigurinë në krye të axhendës.

“Është e rëndësishme të kuptohet se dhuna që po ndodh dhe individët që po e nxisin, nuk mendoj se përfaqësojnë shumicën e studentëve. Kjo vetëm sa i jep mjete për të sulmuar atyre individëve ndaj të cilëve protestuam, që të na cilësojnë të padrejtë dhe se po krijojmë destabilitet shoqëror. Mendoj se duhet të dënojmë këto akte dhune por njëkohësisht të njohim faktin se protestat janë të rëndësishme”, tha një student që nuk pranoi të japë detaje për emrin e tij.

Yiannopoulos njihet si mbështetës i presidentit Donald Trump. Ai është gjithashtu është vetëshpallur si “karemi i internetit”, term që përdoret për ata që u japin zë temave provokuese që synojnë debat, kryesisht emocional, shpesh të ashpër. Vitin e kaluar ai u ndalua të përdorë faqes sociale “Twitter” pasi ishte vënë në krye të një fushate kundër aktores afronikano-amerikane Leslie Janes protagoniste kryesore në komedinë “Ghostbusters”.

Klubi i studentëve republikanë të universitetit organizoi visitën e tij në kampus. Autoritetet e universitetit theksuas se nuk i mbështesin idetë e Yiannopoulos, i kritikuar si racist, paragjykues ndaj grave dhe një supremacist i bardhë anti mysliman. Por ata thonë se universiteti mbështet fjalën e lirë dhe për këtë arsye nuk e ndalën fillimisht paraqitjen e Milo Yiannopoulos.

Duke reaguar sot për protestat në faqen sociale “Twitter” presidenti Donald Trump u shpreh se universiteti nuk po lejon fjalën e lirë dhe ushtron dhunë ndaj atyre që kanë pikëpamje të ndryshme. Ai lë të kuptohet se me një qëndrim të tillë univesrsiteti mund të rrezikojë fondet federale./Voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat