Vetëm 17 vjeçar, akuzohet për mbi 30 vrasje

Amerika

Vetëm 17 vjeçar, akuzohet për mbi 30 vrasje

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 21:10
Kolumbi

Policia e Kolumbisë ka arrestuar 17 vjeçarin i cili akuzohet për kryerjen e 30 vrasjeve.

Tinejxheri, i njohur vetëm nga nofka e tij “Frijolito”, është duke u mbajtur në qytetin e Calit.

Policia e përshkruan atë si njeri shumë të rrezikshëm dhe ka njoftuar se ai u kap pas katër muajsh kërkime intensive.

Shefi i policisë në Cali, Hugo Casas, ka thënë se përkundër që ai është vetëm 17 vjeçar ka kryer më shumë se 30 vrasje”.

“Ai është më të vërtetë i rrezikshëm, u bë mirë që e zumë, dhe tani mund të themi se qyteti është i lirë nga një njeri që do të mund të vazhdonte të kryente vrasje”, pohoi shefi i policisë.

Sipas tij “Frijolito” ka filluar të vras njerëz kur ishte vetëm 12 vjeçar, ndërsa krimi i tij i fundi është një vrasje e dyfishtë në një Qendër Tregtare.

Ai tani do të mbahet në një qendër të korrektimit derisa të mbushë 18 vjet dhe më pas do të dërgohet në burgun për të rritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat