Trump në Florida, bashkohet në fundjavë me familjen

Amerika

Trump në Florida, bashkohet në fundjavë me familjen

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 10:25
Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkeshortja Melanie Trump

Angazhimet në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, nuk e kanë ndaluar presidentin e shteteve të bashkuara të Amerikës të kalojë një fundjave më familjen e tij. Mediat amerikane raportojnë se familja presidenciale është ribashkuar, në këto ditë të fundjavës Ish-modelja, 46 vjeçare Melania Trump, dhe presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara, janë fotografuar në aeroportin ndërkombëtar në West Palm Beach, Florida. Presidenti Donald Trump ka udhëtuar me “ Air Force One” nga Washington DC së bashku me stafin më të afërt të tij. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Melania, për shkak të shkollës që duhet të ndjekë djali i vogël është duke jetuar në Neë York City. Në pritje të mbërritjes së Presidentit Trump ajo është paraqitur me një veshje elegante, mini fustan të kuq. Ndërkoh Presidenti ka veshur një kostum të zi dhe me kravatë të kuqe. "Unë ju thashë se do ti fitoja zgjedhjet”, i është drejtuar Presidenti Trump një turme me njerëz që e ka mirëpritur atë sapo ka mbërritur në Florida.

Në fillim të muajit janar mediat amerikane kanë bërë të ditur se bashkëshortja e presidentit Trump, Melania, nuk mund të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë, pasi djali Barron, 10-vjeçar, është duke ndjekur shkollën në Manhattan. Megjithatë Melani ka dhënë një kontribut domethënës në dekorimin e Shtëpisë së Bardhë, menjëherë pas konfirmimit të Trup në Presidencë. Siç është raportuar më parë, për këtë Melania ka angazhuar projektuesin Tham Kannalikham. Por pavarësisht fundjavës, aktiviteti politik i Trump nuk është ndalur. Presidenti amerikan u zotua se do të anulojë vendimin ligjor që pezulloi ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të njerëzve nga 7 vende kryesisht myslimane. Trump sulmoi gjykatësin James Robert, që pezulloi urdhrin ekzekutiv të presidentit, duke e cilësuar atë antikushtetues. Menjëherë pas vendimit të gjykatës, disa kompani ajrore si “Qatar Airlines” apo “Air France” thanë se po lejojnë shtetasit nga vendet që përfshinte urdhri i Trump që të marrin fluturime drejt Amerikës.

“Opinioni i këtij të ashtuquajturi gjykatës, i cili i mohon vendit tonë sundimin e ligjit, është qesharak dhe do të anulohet”, shkroi Trump në një mesazh në “Twitter”. Sipas mediave amerikane, pritet që administrata të kërkojë një urdhër emergjence në gjykatë, në mënyrë që të aktivizojë sërish ndalimin e udhëtimit për 7 vendet e listës së zezë. Në një komunikatë për shtyp, Shtëpia e Bardhë bëri me dije se urdhri i Trump është i ligjshëm dhe i përshtatshëm. Megjithëse për shumë njerëz që duan të udhëtojnë drejt SHBA është ende e paqartë situata dhe nuk dinë si të veprojnë. Në një postim në Twitter presidenti Amerikan shprehet se është problem i madh për një vend kur nuk e kupton se cili person do të lejohet të hyjë në këtë shtet dhe cilit do ti ndalohet hyrja. Madje duke theksuar se masat janë marrë për të parandaluar aktet terroriste dhe në shërbim të sigurisë, Trup ka sjellë në vëmendje ngjarjen në Francë. “Një i ri radikal, terrorist islamik, ka sulmuar muzeun e Luvrit në Parist. Turistët janë shtrirë në tokë. Franca dridhet sërisht. Bëhuni të zgjuar”, shprehet Trump në postimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat