Kopertinat befasuese të Economist dhe Der Spiegel rreth presidentit Trump: "Të tepruara dhe anti-amerikane"

Amerika

Kopertinat befasuese të Economist dhe Der Spiegel rreth presidentit Trump: "Të tepruara dhe anti-amerikane"

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 shkurt 2017 Në ora: 07:06

Ndryshimet e mëdha që po sjell ardhja në krye të Shtëpisë së Bardhë e Donald Trump dhe politikat e tij që kanë sjellë jo pak protesta mes qytetarëve amerikanë dhe aleatëve nëpër botë, kanë marrë vëmendje në shtypin ndërkombëtar. Perceptimet janë të ndryshme e të larmishme, siç është edhe ai i një kryengritësi rebel që sillet në një artikull të “The Economist”.

Por kopertina më e diskutuar që ka ngjallur reagime të fuqishme është ajo e magazinës gjermane Der Spiegel, ku e paraqet presidentit Donald Trump si kasap të Shtatores së Lirisë, dhe poshtë saj duken pika gjaku me mbishkrimin "America first".

“Kopertina është befasuese,” shkruan Washignton Post. „Oh Zoti im“, shkruan gazetari i NBC Bradd Jaffy. Edhe “The Hill” kopertinën e quan “tepër shokuese”.

Por më kritike ka qenë gazeta më e lexuar gjermane “Bild”.

“Simboli është pa shije dhe të kujton metodën e prerjes së kokave të terroristëve të ISIS me videot e tyre propaganduese me protagonist Jihadi John. Karakteristikë e terrorizmit të ISIS,” shkruan mes tjerash në editorialin e BILD, që njëherësh është gazeta e parë europiane që ka arritur të intervistojë presidentin Donald Trump. “Kjo nuk është hera e parë që der “Spiegel” paraqet kopertina anti-amerikane. Gjatë kohës së presidencës së George W. Bush (2001-2009) kopertinat e saj gjithmonë shfaqnin hapësirë për diskutime e kritika si “Gjak për naftë”, “A do fitojë SHBA përsëri demokracinë,” “Turpi Amerikan” e kështu më radhë.”

Megjithatë ka pasur edhe reagimet mbështetëse ndaj Der Spiegel. Gazetaret e njohura Kathrine Weissling dhe Ruthane Bell e kanë quajtur kopertinën si të “drejtë”, të “guximshme” dhe të “realtë.”

Reagimi i kryeredaktorit të Der Spiegel

Pas gjithë këtyre zërave ka reaguar edhe kryeredaktori i “Spiegel”, Klaus Brinkbaeumer.


“Kopertina jonë tregon presidentin amerikan që ka dalë kundër çdo simboli të shtetit të tij demokracinë dhe lirinë. Ai ka kundërshtuar vlerat që nga viti 1886 të mikpritjes së refugjatëve dhe emigrantëve.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat