Këshilltari politik i Trump sulmon Gjykatën e Apelit për pezullimin e urdhrit të Trump

Amerika

Këshilltari politik i Trump sulmon Gjykatën e Apelit për pezullimin e urdhrit të Trump

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 18:09
Stephen Miller

Një këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, ka sulmuar gjykatën amerikane të apelit për mbështetjen e vendimit për pezullimin e urdhër ndalimi të udhëtimit të presidentit Trump.

Stephen Miller,  u tha mediave amerikane se vendimi i gjykatës ishte një "uzurpim gjyqësor i pushtetit" dhe se "fuqia e presidentit këtu shkon përtej pikëpyetjeve".

Gjykata hodhi poshtë përpjekjen e Trump për të rivendosur ndalimin të enjten.

Urdhri i tij ekzekutiv ndalon qytetarët nga shtatë vende kryesisht myslimane të hyjnë në SHBA.

Ndalimi shkaktoi kaos në aeroportet amerikane dhe ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat