Trudeau: S’jam këtu t’i jap mësim Trump-it

Amerika

Trudeau: S’jam këtu t’i jap mësim Trump-it

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 22:16
Donald Trump dhe Justin Trudeau

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka thënë se ai nuk e ka ndërmend t’i japë mësim, presidentit amerikan, Donald Trump, për politikat me refugjatë dhe ndalesën e tij.

“Gjëja e fundit që kanadezët presin nga unë është që të vij dhe t’i jap mësim një vendi tjetër se si ata të qeverisin”, ka thënë ai në konferncë për media.

Të dy liderët u pajtuan se kanë të përbashkëta në qëllimet e tyre ekonomike, por ata, ashtu siç dihej, u pa se kanë dallime të mëdha kur bëhet fjalë për refugjatët.

Trump mbrojti politikën e tij për ndalimin e refugjatëve nga gjashtë shtete, të cilat Administrata amerikane i ka parë si potencialisht të rrezikshme.

Kurse Trudeau tha se SHBA dhe Kanadaja kanë qenë gjithmonë aleatë të fortë dhe kanë luftuar bashkërisht.

“Por, ka momente kur kemi dallime në qasjet tona, por kjo gjithmonë bëhet në mënyrë të respektueshme”.

Kryeministri tha se Kanada do vazhdojë politikën e saj me dyer të hapura dhe do jetë shembull pozitiv në botë.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat