SHBA: Ekzaminohet nëse Trump diskutoj informacione sekrete në publik

Amerika

SHBA: Ekzaminohet nëse Trump diskutoj informacione sekrete në publik

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 07:23
Presidenti amerikan, Donald Trump

Një panel vëzhguesish po kërkon nga presidenti amerikan, Donald Trump, që të sqarojë trajtimin e informacioneve të ndjeshme sekrete derisa qëndronte në hotelin e tij në Florida.

Mediat kanë raportuar se si Trump ka diskutuar informacione të ndjeshme në prani të klientëve të hotelit.

Përfaqësuesi Jason Chaffetz, udhëheqësi i Komisionit të Mbikqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, dëshiron të dij se si Trump dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe, i janë përgjigjur testit të raketës balistike të Koresë së Veriut, derisa kanë qenë në resorin “Mar-a-Lago”, gjatë fundjavës.

Fotografitë e bëra nga klientët në restaurantin e hapur tregon se si Trump dhe Abe diskutonin dhe shikonin dokumente derisa ishin të rrethuar nga këshilltarët, pas lansimit të raketës nga Koreja komuniste.

Fotografitë tregojnë se si stafi i Shtëpisë së Bardhë ka shfrytëzuar “telefonat e tyre për të ofruar dritë gjatë rishikimit të dokumentave”, të cilat mund të kenë qenë sekrete, thotë Chaffetz.

“Ndaras, një mysafir në Mar-a-Lago ka postuar në profilin e tij në Facebook një fotografi të një burri që është përshkruar si mbajtës i ‘futbollit bërthamor’”, ka thënë më tej ai.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka thënë se Trump është informuar rreth situatës në Korenë Veriore në një zonë të sigurt të “Mar-a-Lago” para dhe pas darkës me Abe.

“Të gjithë arritën te përfundime të liga” pas kanë parë fotografitë, por gjatë darkës nuk ka pasur asnjë dokument sekret, ka thënë më tej ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat