Nju Jork: Protestë kundër politikave imigruese të presidentit Trump

Amerika

Nju Jork: Protestë kundër politikave imigruese të presidentit Trump

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 16:11
Pamje e një proteste të mëparshme kundër politikave të migrimit të presidentit Donald Trump në Nju Jork

Më se një mijë njerëz të religjioneve të ndryshme kanë marër pjesë në protestën për mbështetje të myslimanëve amerikanë dhe për t’i kundërshtuar politikat imigruese të presidentit amerikan, Donald Trump.

Tubimi me moton “Unë jam mysliman, po ashtu”, është mbajtur dje në qendër të Nju Jorkut dhe ishte organizuar nga disa grupe, përfshirë Fondacionin për mirëkuptim etnik, raporton agjencia AP.

Protestuesit kanë bartur flamuj amerikan dhe parulla në të cilat shkruante “jo ndalesë për myslimanët” dhe “ne jemi një”.

Kryetari i qytetit të Nju Jorkt, Bill de Blasion, anëtar i Partisë Demokratike, tha në këtë tubim se “ne duhet t’i eliminojmë stereotipet” dhe se Amerika është vend i themeluar për t’i mbrojtur të gjitha fetë dhe të gjitha besimet”.

Raportohet se tubime të tilla gjatë fundjavës janë mbajtur edhe në Oregon dhe Dallas.

Në Dallas, afër protestës, dhjetëra njerëz kanë marrë pjesë në tubimin në mbështetje të presidentit Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat