“Obama nuk e përgjoi Trump-in”

Amerika

“Obama nuk e përgjoi Trump-in”

Më: 4 mars 2017 Në ora: 19:27
Ish presidenti Barack Obama

Zëdhënësi i ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka deklaruar se akuzat e presidentit aktual Donald Trump se atij i është përgjuar telefoni nga administrata e Obamas, janë thjesht false, raporton BBC.

Kevin Lewis ka thënë se as presidenti Obama e asnjë tjetër zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, kurrë nuk ka urdhëruar spiunim të asnjë qytetari të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Donald Trump, e ka akuzuar paraardhësin e tij Barack Obaman, për përgjimin e telefonatave të tij në Trump Tower, përmes një fluksi “cicërimash” në Twitter gjatë së shtunës në mëngjes.

Trump ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, se ish-presidenti e kishte spiunuar në tetor, vetëm një muaj para se ai t’i fitonte zgjedhjet.

“E tmerrshme! Sapo e kuptova se Obama m’i ka përgjuar telefonatat në Trump Tower pak para fitores. Ai s’ka gjetur asgjë. Ky është McCarthyism”, ka shkruar Trump.

McCarthyism të cilit Trump i referohet në postimin e tij, është praktika e të bërit akuza pa kurrfarë baze faktike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat