Rreth 134 ekspertë kundër dekretit të ri migrator të Donald Trump - Bota Sot
Rreth 134 ekspertë kundër dekretit të ri migrator të Donald Trump

Amerika

E hënë, 19 nëntor 2018

Rreth 134 ekspertë kundër dekretit të ri migrator të Donald Trump

Më: 12 mars 2017 Në ora: 17:46
Donald Trump

Më shumë se 130 ish-zyrtarë dhe ekspertë amerikanë për politikën e jashtme dënuan dekretin e ri migrator të presidentit, Donald Trump duke theksuar se ai do të cënonte sigurinë kombëtare dhe interesat e vendit po aq sa versioni origjinal.

“Ai do të jetë për myslimanët duke përfshirë këtu dhe ata që janë viktima apo që luftojnë grupet xhihadiste të Shtetit Islamik, një mesazh që do të riforconte fushatën e propagandës (…) duke konfirmuar se SHBA-ja është në luftë kundër islamit”, konfirmojnë në një letër për Trump këta ekspertë dhe ish-zyrtarë qeveritarë.

Mes 134 nënshkruesve, disa prej të cilëve kanë shërbyer në administratë si demokratë dhe republikanë, bëjnë pjesë ish-diplomati, Nicholas Burns, ish-drejtori i kundërterrorizmit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Richard Clarke dhe ish-nënsekretari për Mbrojtjen amerikane, Michele Flournoy.

Shumë prej tyre kanë shërbyer në presidencat demokrate si ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, ish-sekretarja për Sigurinë e Kombëtare, Susan Rice apo ish-drejtori i Qendrës Kombëtare anti-terrorizmit, Matthew Olsen.

“Ndalime të tilla si ato të parashikuara në dekret prekin sigurinë kombëtare amerikane dhe për më tepër dinjitetin e vendit tonë të madh”, thuhet në letrën dërguar presidentit amerikan.

Dekreti dobëson kapacitetin e vendit për të mbajtur rolin e drejtuesit botëror dhe rrezikon interesat tona të sigurisë kombëtare duke mos mbështetur stabilitetin e aleatëve tanë që po debatojnë për të pritur një numër të madh migrantësh”, vijon letra.

Kjo letër u është dërguar gjithashtu disa ministrave si sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, sekretarit të Mbrojtjes, James Mattis, ministrit të Drejtësisë, Jeff Sessions dhe sekretarit për Sigurinë e Brendshme, John Kelly.

Miratuar më 6 mars për t’u aplikuar më 16 mars, dekreti i ri ndalon hyrjen e të gjithë refugjatëve për një afat kohor prej 120 ditësh dhe ndërpret dhënien e vizave për shtetasit e gjashtë vendeve me shumicë myslimane (Iran, Libi, Siri, Somali, Sudan, Jemen).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test