SHBA: Tillerson kërkon miratimin e pranimit të Malit të Zi në NATO

Amerika

SHBA: Tillerson kërkon miratimin e pranimit të Malit të Zi në NATO

Më: 22 mars 2017 Në ora: 08:24
Rex Tillerosn

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerosn, në një letër dërguar liderëve të Senatit ka kërkuar që të miratohet anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, duke thënë se “kjo është fuqishëm në interes të Shteteve të Bashkuara”, kanë raportuar mbrëmë mediat.

Në letrën dërguar më 7 mars, zoti Tillerson ka argumentuar se pranimi i Malit të Zi në NATO, është mbështetje për integrimin, reformën demokratike, tregtinë, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan, ka raportuar agjencia Reuters.

Për muaj të tërë, votimi në Senat për këtë çështje është shtyrë nga vërejtjet e dy senatorëtve republikanë, Rand Paul dhe Mike Lee.

Paul e ka vënë në pyetje mençurinë e zemërimit të Rusisë, që e kundërshton zgjerimin e NATO-s, dhe e ka kundërshtuar çmimin e miratimit të anëtarësimit në NATO të këtij vendi të vogël, për të cilin thotë se nuk do të luaj rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara.

Mali i Zi, me 650 mijë banorë, shpreson ta fitoj mbështetjen e të gjitha 28 shteteve të NATO-s me kohë, për tu bërë anëtar i plotë në samitin e NATO-s në muajin maj.

Deri tash është mbështetur nga 24 shtete aleate në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat