Tillerson: Mposhtja e ISIS qëllimi numër një i SHBA-ve

Amerika

Tillerson: Mposhtja e ISIS qëllimi numër një i SHBA-ve

Më: 22 mars 2017 Në ora: 16:45
Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson ka mbajtur sot takimin e tij me Ministrat e jashtëm të Koalicionit për Luftimin e ISIS.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Ministri i punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, teksa diskutimet u bënë në Departamentin e Shtetit në Washington.

Ndërkaq Tillerson në fjalimin e tij hyrës ka thënë se tashmë është koha për të forcuar angazhimin e përbashkët të të gjitha vendeve për të pasur sitguri të plotë.

Rex po ashtu shtoi se secili duhet të bëjë investim të përbashkët në luftën kundër ISIS për të arritur sukses në të cilin të gjitha vendet e botës e kanë interes.

Veç tjerash Sekretari amerikan i Shtetit ka thënë se mposhtja e ISIS është qëllimi numër një në rajon për SHBA-të, teksa tha se një periudhë e suksesshme stabilizimi do të përmirësojë jetën e përditshme për miliona njerëz në mbarë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat