Trump: Do të bëjmë ligj të ri për popullin

Amerika

Trump: Do të bëjmë ligj të ri për popullin

Më: 25 mars 2017 Në ora: 18:19
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka porositur të shtunën se ligjit për përkujdesjen shëndetësore, i cili është miratuar në kohën e administratës së Barack Obama, i ashtuquajturi Obamacare, do t’i vijë fundi, duke premtuar se në vend të kësaj do të bëhet ligji i ri, i cili sipas tij, do të jetë i shkëlqyeshëm për amerikanët.

“Ne do të bëjmë një plan të shkëlqyeshëm për përkujdesjen shëndetësore për popullin. Pa frikë!”, shkruan Trump në Twitter.

Ndryshe, kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të SHBA-ve, Pol Rajan tërhoqi mbrëmë propozimin për anulimin e ligjit të ashtuquajtur Obamacare për shkak të mungesës së mbështetjes.

Me këtë njëri nga premtimet e presidentit amerikan se do të zëvendësojë ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe me këtë të anulojë reformën e sistemit shëndetësor të ish-presidentit Barack Obama seriozisht është sjell në pyetje, pasi iu janë kundërvënë ashpër edhe disa republikanë, transmeton agjencia AP. 

Qëllimi i ligjit për mbrojtje shëndetësore e ish-presidentit Obama ishte zvogëlimi i numrit të amerikanëve që janë pa sigurime shëndetësore, ndërsa dhjetëra mijëra firma janë ftuar që të paguajnë pjesën e sigurimit shëndetësor për punëtorët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat