Tramp shfuqizohen rregulloret e Obamës për ndryshimet klimatike

Amerika

Tramp shfuqizohen rregulloret e Obamës për ndryshimet klimatike

Më: 28 mars 2017 Në ora: 22:35
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar sot një urdhër ekzekutiv.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar sot një urdhër ekzekutiv, për anulimin e rregulloreve për luftën kundër ndryshimeve klimatike, të cilat ishin në fuqi nga koha e ish Presidentit, Barak Obama.

Presidenti ka thënë që kjo do t’i jap fund “luftës me qymyrin” dhe “rregullave që vrasin punën”.

"Administrata ime i jep fund luftës me qymyr", ka deklaruar Presidenti Tramp para së ta nënshkruante urdhrin ekzekutiv.

Urdhri Ekzekutiv për Energji të Pavarur ka suspenduar qindra masa të vendosura nga paraardhësi i tij.

Grupet e biznesit kanë përshëndetur këtë vendim të administratës Trump, megjithatë aktivistë të mjedisit e kanë dënuar atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat