Policia: Rasti në Capital hill nuk ka të bëjë me sulm terrorist

Amerika

Policia: Rasti në Capital hill nuk ka të bëjë me sulm terrorist

Nga: BOTA SOT Më: 29 mars 2017 Në ora: 16:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Incidenti i sotëm në Capital hill në Uashington, ku pati të shtëna kur një grua goditi me automobil automjetin e policisë, nuk ka të bëjë me terrorizmin, ka bërë të ditur policia, transmeton Fox News.

Sot në Capital hill në Uashington ka pasur të shtëna kur një grua, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka goditur me automjet veturën e policisë, ndërsa më pas deshi të shkelë disa policë, të cilët po ecnin këmbë rreth ndërtesës qeveritare, transmetojnë mediat amerikane.

Gruaja e dyshuar është arrestuar dhe dërguar në burg.

Blindohet Capitol Hill, të shtëna me armë zjarri

Një person ka thyer kordonin e policisë në Capitol dhe ka tentuar që të shkelë me veturë oficerët e policisë, ka njoftuar policia e Washingtonit, raporton Daily Mail.

Pas këtij incidenti policia ka shtënë me armë dhe më pas ka arrestuar një femër, e cila e kishte shkaktuar incidentin në Capitol Hill, përcjell Bota sot.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat