Ish këshilltari për siguri i Trump kërkon imunitet në hetimet për Rusinë

Amerika

Ish këshilltari për siguri i Trump kërkon imunitet në hetimet për Rusinë

Më: 31 mars 2017 Në ora: 11:06
Michael Flynn

Michael Flynn, që u largua nga detyra e këshilltarit për siguri kombëtare të presidentit Donald Trump, iu tha zyrtarëve se është i gatshëm që t’iu përgjigjet pyetjeve të komiteteve të kongresit në shkëmbim të imunitetit nga “ndjekja penale e padrejtë” në hetimet për lidhjet e mundshme të fushatës së Trumpit me Rusinë.

Avokati i Flynn, Robert Kelner, më 30 mars tha se klienti i tij “sigurisht se ka një rrëfim për ta treguar dhe se është I gatshëm që ta thotë, nëse do të lejonin rrethanat”.

Komentet u bënë pas një shkrimi të The Wall Street Journal në të cilin thuhet se Flynn ishte i gatshëm që të flas me FBI-në dhe hetuesit e kongresit në shkëmbim të imunitetit nga ndjekja penale.

Në komentet e tij, Kelner nuk përmendi nëse Flynn po ofronte të fliste me FBI dhe gjithashtu edhe komitetet.

FBI dhe komitetet e inteligjencës të Senatit po hetojnë lidhjet e Flynn me Rusinë.

Komitetet e kongresit po hetojnë ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016 dhe ndonjë lidhje ndërmjet fushatës së Trumpit dhe Kremlinit.

The Wall Street Journal njoftoi se komitetet e inteligjencës ende nuk I kanë dhënë imunitet Flynn-it.

Në shkrim thuhet se nuk është e qartë se çfarë ka ofruar Flynn të dëshmojë.

Citohet një zyrtar të thotë, megjithatë, se fakti që ai po kërkon imunitet sugjeron se beson që mund të rrezikohet ligjërisht.

Flynn u detyrua të largohet nga detyra e këshilltarit të sigurisë kombëtare më 13 shkurt pas zbulimeve se ka mashtruar zëvendës presidentin Mike Pence për bisedat rreth sanksioneve me ambasadorin e Rusisë në SHBA, Sergei Kislyak, gjatë periudhës transitore përpara se të inaugurohet Trump.

Dokumentet gjithashtu tregojnë se Flynn ishte paguar më shumë se 67 mijë dollarë nga kompanitë ruse përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat