Dhjetëra të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi

Amerika

Dhjetëra të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi

Më: 1 prill 2017 Në ora: 18:43
Harta e Kolumbis

Numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në jug të Kolumbisë ka arritur në 23, ndërkaq 174 të tjerë janë lënduar, kanë thënë sot zyrtarë të Kryqit të Kuq.

Më herët, autoritetet kanë njoftuar se 16 persona kanë humbur jetën dhe 65 të tjerë janë lënduar, duke shtuar se numri i viktimave mund të rritet.

Rrëshqitjet e dheut që nisën të premten, u pasuan pas shirave të rrëmbyeshëm.

Drejtori i Njësisë për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, Carlos Ivan Marquez, ka thënë se rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur pas rritjes së nivelit të ujit në lumin Mocoa dhe tri degëve të tij.

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos ka thënë se do të shkojë në Mocoa, që është kryeqyteti i Putomayo, për të mbikëqyrur përpjekjet e shpëtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat