Shtëpia e Bardhë dënon sulmin me armë kimike në Idlib

Amerika

Shtëpia e Bardhë dënon sulmin me armë kimike në Idlib

Më: 4 prill 2017 Në ora: 18:57
Ilustrim

Shtëpia e Bardhë akuzoi të martën Qeverinë e presidentit të Sirisë Bashar al-Asad për sulm me armë kimike në provincën siriane Idlib, duke theksuar se një sulm i tillë është për gjykim dhe se bota e civilizuar nuk mund ta injorojë.

“Këto aksione të neveritshme të regjimit të Bashar al-Asadit janë pasojë e dobësisë dhe pa vendosmërisë së administratës së mëhershme”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Shon Spajser në konferencën për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat