Haley: Assad është një kriminel lufte

Amerika

Haley: Assad është një kriminel lufte

Më: 4 prill 2017 Në ora: 22:00
Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki R. Haley

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki R. Haley tha sot se populli sirian nuk dëshiron që presidenti Bachar al-Assad të mbetet në pushtet dhe as të jetë i pranishëm në zgjedhje.

“Burri i hekurt i Damaskut është një kriminel lufte, një pengesë për paqen afatgjatë dhe mënyra se si i trajton sirianët është për të ardhur keq”, deklaroi Haley në një konferencë shtypi.

Ambasadorja u pyet menjëherë mbi deklaratat e sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, i cili ishte shprehur se fati i Assad do të vendoset nga populli sirian, ndërkohë që gazetari e pyeti nëse kjo nënkuptonte që Bachar al-Assad do të mund të merrte pjesë në zgjedhje, ajo u përgjigj “jo, kjo nuk do të thotë se SHBA-ja do ta pranojë”.

“Ne nuk mendojmë se populli e do ende Assad. Ne nuk mendojmë se ai do të kthehet në një personazh që njerëzit dëshirojnë ta kenë. Fati i presidentit sirian është kyç në negociatat e destinuara për t’i dhënë fund luftës që përgjak prej gjashtë vitesh Sirinë. Ne vazhdojmë të dënojmë atë që bën dhe ka bërë Assad dhe ai vazhdon të jetë drejtpërdrejt në radarin tonë përsa i përket veprimeve të tij”, shtoi Haley.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat