Policia njujorkeze njoftoi sot pasdite se ka ndodhur një aksident i rëndë në stacionin e metrosë në qytetin e Queeinsit- New York.
Një vajzë, 13 vjeç, që nga emri mund të jetë shqiptare, duke u përpjekur për të marr telefonin e saj, poshtë platformës në shinat e trenit, goditet dhe e gjen vdekjen.
13 vjeçarja që humbi jetën quhet Dina Kadribasiç, e cila në momentin që treni po afrohej në stacion ishte duke folur me telefon mbi platformë, ndërsa qëndronte afër shumë me shinat.
Aksidenti ndodhi rreth orës 03:50 të pasdites në stacionin e metrosë së nëndheshme 63-Drive-Rego Park, rreth dy blloqe larg nga shtëpia e saj, thanë autoritetet, kur ajo u godit për vdekje.
Mbasi, ajo ishte duke u përpjekur të ngjitet përsëri mbi platformën kur një tren i linjës R e goditi atë.
Operatori i trenit, i tha policisë se ai nuk mundi për të ndaluar trenin mbasi koha ishte shumë e shkurtër me distancën.
Ambulancat, u gjenden menjëherë në vendngjarje dhe e dërguan për në Qendrën Spitalore Elmhurst, ku edhe ajo vdiq, thanë autoritetet e Metrosë MTA.