Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Jemi gati për veprime të mëtejshme në Siri

Amerika

Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Jemi gati për veprime të mëtejshme në Siri

Më: 7 prill 2017 Në ora: 20:12
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley ka thënë se Amerika është e gatshme të ndërmerr hapat e mëtejshëm për të ndërhyrë në Siri.

Ajo ka shtuar se SHBA nuk do të qëndrojë duarkryq kur të përdoren armët kimike kundër popullatës civile.

“SHBA nuk do të presin që të përdoren armët kimike nga Al-Assadi. Këto ditë kanë marrë fund”, ka thënë ajo.

Haley ka shpresuar se nuk do të jetë e nevojshme që të merren hapa të radhës për ndërhyrje në Siri, por që nëse shihet e arsyeshme Amerika do jetë në gjendje gatishmërie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat