SHBA e gatshme për vazhdim të aksioneve në Siri

Amerika

SHBA e gatshme për vazhdim të aksioneve në Siri

Më: 8 prill 2017 Në ora: 13:49
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar se do të vazhdojnë me presionin mbi Sirinë, pas sulmeve raketore në pjesën qendrore të këtij shteti.

Ambasadorja amerikane pranë Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley deklaroi se vendi i saj është i gatshëm për aksione të mëtejme në Siri, por shpreson se kjo nuk do të jetë e nevojshme.

Ministri i Financave i SHBA-ve, Steven Mnuchin deklaroi se po përgatiten sanksione shtesë ekonomike kundër Sirisë.

Sulmi raketor amerikan në Siri, ishte goditja e parë ushtarake e SHBA-ve ndaj regjimit të Bashar Asad. Sulmi amerikan mori mbështetjen e aleatëve tradicionalë të SHBA-ve, derisa Rusia njoftoi se bëhej fjalë për “agresion mbi një shtet sovran”.

SHBA dje në mëngjes, me urdhër të presidentit Trump kryen sulm ajror në Siri, si përgjigje ndaj sulmit të mëhershëm me gaz helmues të forcave siriane, që lanë të vdekur 86 persona.fg

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat