Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka falënderuar për raportin me presidentin e Kinës Xi Jinping pas përfundimit të samitit të dy superfuqive, i cili mbeti nën hijen e ngjarjeve në Siri.
“Kemi bërë përparim të madh në raportet tona me Kinën. Mendoj se është bërë një përparim i vërtetë”, tha Trump pas përfundimit të samitit të djeshëm dyditor, i cili u mbajt në pushimoren e tij private në Mar-a-Lag në Florida.