Venezuelë, në protestat antiqeveritare 17 të plagosur

Amerika

Venezuelë, në protestat antiqeveritare 17 të plagosur

Më: 9 prill 2017 Në ora: 15:42
ilustrim

Mijëra njerëz në Karakas dhe qytete të tjera në Venezuelë kanë marrë pjesë në demonstratat kundër qeverisë të udhëhequr nga presidenti i këtij vendi Nicolas Maduro, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestat u organizuan kundër vendimit për të mos i lejuar liderit Henrique Capriles për t'u kandiduar në zgjedhjet presidenciale në 15 vitet e ardhshme.

Në përleshjet që kanë ndodhur mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë u plagosën 17 persona. Policia kundër disa demonstruesve përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Capriles kandidoi në zgjedhjet në vitin 2012 dhe 2013, por humbi.

Gjykata Supreme në Venezuelë me një vendim të marrë në fund të marsit mori përsipër kompetencat e Kongresit për shkak të akuzave se nuk respekton vendimin e mëhershëm të gjykatës.

Opozita ka akuzuar se vendimi e çon në diktaturë dhe në rrugë të pa kthim Venezuelën, me çka pasuan demonstrata në kryeqytetin Karakas.

Gjykata më pas në fillim të prillit tërhoqi vendimin ndërsa qytetarët pavarësisht kësaj vazhduan protestat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat