SHBA: Mbeten të hapura sulmet e kufizuara ushtarake ndaj Sirisë

Amerika

SHBA: Mbeten të hapura sulmet e kufizuara ushtarake ndaj Sirisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 prill 2017 Në ora: 22:37
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump duket i vendosur sa i takon të ardhmes së Sirisë.

“Në rast se përsëriten edhe njëherë sulmet me armë kimike kundër popullatës civile, atëherë mbeten të hapura opcionet të kufizuara ushtarake kundër Sirisë,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer të hënën.

SHBA është e bindur se në arsenalin e armëve të regjimit sirian ka akoma armë kimike, por ata nuk mund të sulmohen pasi nga shpërthimi i tyre mund të shkaktonte dëme edhe te popullata civile. /Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat