Lavrov: Goditjet e SHBA-ve të mos përsëriten

Amerika

Lavrov: Goditjet e SHBA-ve të mos përsëriten

Më: 12 prill 2017 Në ora: 13:16
Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov tha të mërkurën në takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Rexh Tillerson në Moskë, se goditja e javës së kaluar të SHBA-ve në bazën ajrore të Sirisë paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe është e rëndësishme që të mos lejohet që goditje të tilla të përsëriten, transmeton Reuters.

“Është e rëndësishme të njohim si është qëndrimi juaj, qëndrimi i SHBA-ve dhe si janë synimet e administratës amerikane”, tha Lavrov në fillim të takimit me  Tillerson, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Moskë, në kohën e tensioneve për shkak të Sirisë, transmeton AFP

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat