Ivanka i bëri presion presidentit Trump për sulmin në Siri: "Baba, bëj diçka"

Amerika

Ivanka i bëri presion presidentit Trump për sulmin në Siri: "Baba, bëj diçka"

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 12 prill 2017 Në ora: 22:19
Donald Trump dhe vajza e tij Ivanka

«Asnjë fëmijë i Zotit nuk duhet të përjetojë një horror të tillë.» Me këto fjalë ju drejtua mediave presidenti Donald Trump pas sulmit me armë kimike në Kan Shajhun. Fotografitë e fëmijëve që jepnin shpirt e kanë ndryshuar pikëpamjen e Trump në Siri.

Sipas të dhënave të djalit të tij, Eric Trump, kjo është vetëm një gjysmë e vërtetë. Në intervistën për gazetën britanike,  «The Telegraph» rolin kryesor për vendimin e presidentin amerikan e ka marrë e bija - Ivanka.

Image
Ivanka Trump me familje

«Ivanka ka ndikim»

«Ivanka është nënë e trefishtë dhe ka ndikim», vijoi Eric Trump. «Unë jam i sigurtë që ajo ka thënë: ‹Dëgjo këtu, ajo është një gjë e tmerrshme.› Në këto momente e trajtoi babai im për të zakonshme.»

Trump e emëroi muajin e kaluar vajzën e tij si këshilltare zyrtare./Bota sot/

Image
Eric Trump
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat