Protestat në Venezuelë, vritet një 14 vjeçar

Amerika

Protestat në Venezuelë, vritet një 14 vjeçar

Më: 13 prill 2017 Në ora: 09:57
Protesta ne Venezuelë

Në Venezuelë po vazhdojnë protestat kundër presidentit Nicolas Maduro, ndërsa gjatë demonstratave në qytetin Barkisimento janë vrarë dy persona, nga të cilët njëri nga ta një 14 vjeçar.

Këto vrasje kanë ndodhur derisa pjesëmarrësit në demonstratë kanë gjuajtur me mjete  të ndryshme në veturën e presidentit.

 Guvernatori lokal ka fajësuar forcat e sigurisë qeveritare për vrasjen e djaloshit, transmeton BBC duke rikujtuar se edhe javën e kaluar janë vrarë dy protestues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat