Misioni paqësor i OKB-së në Haiti përfundon në tetor

Amerika

Misioni paqësor i OKB-së në Haiti përfundon në tetor

Më: 13 prill 2017 Në ora: 12:39
Haiti

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara planifikon të përmbyllë misionin paqësor në Haiti deri kah mesi i tetorit, pas më shumë se 20 vjetësh, duke pranuar se vendi ka arritur “kthesë të madhe” në stabilizim pas zgjedhjeve të fundit.

KS i OKB-së sot do të votojë projekt-rezolutën, me të cilën do të zgjatet mandati i misionit edhe për gjashtë muaj gjatë të cilëve 2.370 anëtarë të misionit ushtarak gradualisht do të lëshojnë vendin.

Me rezolutë parashikohet edhe krijimi i misionit të ri prej 1.275 policëve, të cilët do të vazhdojnë të trajnojnë policinë haitiane. Misioni do të bëhet operativ kur misionit aktual, më 15 tetor, t’i skadojë mandati dhe do të ndihmojë Haitin në forcimin e sundimit të ligjit.     

Haiti në tetor të vitit të kaluar ishte goditur nga uragani Metju, andaj në projekt-rezolutë theksohet se vendi “është jashtëzakonisht i prekur nga katastrofat natyrore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat