Pesë të vrarë në protestat në Venezuelë

Amerika

Pesë të vrarë në protestat në Venezuelë

Më: 13 prill 2017 Në ora: 20:23
Protestat në Venezuelë

Janë vrarë pesë persona në protestat kundër qeverisë së Venezuelës, të cilat kanë filluar dy javë më parë, kanë njoftuar sot autoritetet e vendit.

Zyra e Prokurorit Publik ka njoftuar se po hetohet vdekja e viktimës së pestë, Miguel Kolmenaresa, 36 vjeçar, i cili u vra në qytetin e Barquisimeto, raporton AP.

Vendimi i autoriteteve shtetërore të Venezuelës për të kufizuar veprimtarinë e opozitës dhe gjendja e rëndë ekonomike, ka nxitur protesta, të cilat kanë eskaluar në dhunë mes protestuesve dhe policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat