Pence: Epoka e ‘durimit strategjik’ ndaj Koresë së Veriut ka përfunduar

Amerika

Pence: Epoka e ‘durimit strategjik’ ndaj Koresë së Veriut ka përfunduar

Më: 17 prill 2017 Në ora: 08:45
Nënpresidenti Pence

Zëvendës-presidenti i SHBA Mike Pence ka thënë se "epoka e durimit strategjik" e vendit të tij me Korenë e Veriut ka përfunduar.

Pence i bëri këto komente në zonën e demilitarizuar (DMZ), zona  që ndan dy Koretë, gjatë një vizite në Korenë e Jugut për riafirmim marrëdhëniesh.

Vizita e tij vjen në mes të tensioneve të përshkallëzuara në gadishull, me retorikën e nxehtë nga Koreja e Veriut dhe SHBA-të.

Ai mbërriti në Seul  të dielën në mbrëmje, pas nisjes së dështuar të raketave nga  Koreja e Veriut..

Të hënën, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë nisur një stërvitje të përbashkët të forcave ajrore ushtarake për të siguruar gatishmërinë kundër Koresë së Veriut, sipas mediave të Koresë së Jugut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat