Zbulohet: Kjo është mega-bomba 15 ton e Donad Trump, për shkatërrimin e Koresë së Veriut

Amerika

Zbulohet: Kjo është mega-bomba 15 ton e Donad Trump, për shkatërrimin e Koresë së Veriut

Nga: G.B Më: 20 prill 2017 Në ora: 09:18
Donald Trump

Donald Trump ka shokuar botën kur ra bomba ‘nëna e të gjitha bombave’ në Afganistan kundër ISIS-it, shkruan Dailystar.

Ekspertët ushtarakë besojnë se arsyeja kryesore për të bërë këtë gjë ishte për të paralajmëruar Mbretërinë Hermit për nisjen potenciale të një lufte bërthamore.

Por ajo që është zbuluar është se Amerika strehon një raketë edhe më të mëdha në arsenalin e tyre, përcjell Bota sot.

E quajtur Massive Ordnance Penetrator, me eksploziv 15-ton i projektuar për të zhdukur edhe një  bunker nëntokësor me një shpërthim.

Me një peshë 14,000 kg, bomba mund të kryejë sulme vjedhurazi duke sulmuar arsenalet e fshehtë të armëve.

Dhe sikur MOAB, vëllai i tij më i madh është një bombë jo-bërthamore, e cila do të mbajë SHBA-na nga shkelja e rregullave të BE-së.

Është menduar se MOP do të jetë e udhëzuar nga GPS dhe mund të kryhet nga aeroplanët bombardues B2' të SHBA-së, përcjell Bota sot.

Kim Jong-un ishte zemëruar kur bombarduesit B2 morën pjesë në sulmet e simuluara në Korenë e Veriut gjatë operacionit Foal Eagle.

Në shenjë hakmarrjeje, Koreja e Veriut u zotua se ka për të reduktuar SHBA-në.

Si kundërpërgjigje, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një flotë prej tre luftanijeve në gadishull përpara nisjes së ardhshme të raketave nga Koreja e Veriut./BS/

Image
Bomba MOAB
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat