Mnuchin: Ekonomia amerikane është pozicionuar për rritje

Amerika

Mnuchin: Ekonomia amerikane është pozicionuar për rritje

Më: 23 prill 2017 Në ora: 17:45
Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin

Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin thotë se ekonomia amerikane është pozicionuar për rritje.

Pas takimit dje me drejtuesen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, zoti Mnuchin tha se rritja e ekonomisë amerikane i shërben gjithë ekonomisë globale.

Ai tha se në planin e brendshëm ai do të përqëndrohet në thjeshtëzimin e kodit fiskal amerikan, që shtetasi amerikan të jetë në gjendje “ta bëjë deklarimin e taksave në një kartolinë”. Ai foli gjithashtu për tregtinë globale, duke thënë se administrata Trump kërkon që tregtia e lirë dhe e drejtë të zhvillohet në interes të të dyja vendeve që tregtojnë.

Gjatë fushatës presidenciale, Donald Trump e ngriti shpesh çështjen e pakteve tregtare të Amerikës, të cilat i fajësonte si të padrejta ndaj punëtorit amerikan dhe si shkaktare të mbylljes së shumë operacioneve të prodhimit industrial në Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat