Presidenti i Filipineve: Më jepni kripë dhe uthull t’i ha të gjallë terroristët

Amerika

Presidenti i Filipineve: Më jepni kripë dhe uthull t’i ha të gjallë terroristët

Më: 24 prill 2017 Në ora: 15:28
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka paralajmëruar se ai mund të jetë 50 herë më brutal se militantët islamikë të cilët prenë koka njerëzish, duke thënë se mund t’i hajë ekstremistët nëse ushtria e tij i kap ata të gjallë.

Duterte vazhdimisht i ka kërcënuar me vdekje të dyshuarit për drogë, por e ka çuar retoriken tronditëse në një nivel tjetër kur ka treguar gjatë një fjalimi për hapjen e një turneu për sporte kombëtare se çfarë mund të bëjë me terroristët që prenë koka dhe kryejnë sulme të tmerrshme.

“Nëse dëshironi që të jem kafshë, në rregull se jam mësuar edhe me ketë. Jemi të njëjtë. Mund t’ju bëjë ushqim, sepse mund të jem plot 50 herë më i keq se ju,” ka thënë ai duke iu referuar terroristëve, raporton Independent.

“Më jepni krip dhe uthull dhe do t’ua ha mëlçinë,” shtoi ai.

Kjo e bëri turmën të shpërthejë në të qeshur, por Duterte e ndërpreu dhe tha: “E vërtetë, e bëjë nëse më nervozoni.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat