Reduktimi i financimit të OKB-së mund ta dëmtoj ndikimin amerikan

Amerika

Reduktimi i financimit të OKB-së mund ta dëmtoj ndikimin amerikan

Më: 26 prill 2017 Në ora: 08:36
Ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright

Nëntë ish-ambasadorë amerikanë në Kombet e Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se shkurtimet e planifikuara të financimit të OKB-së nga ana e administratës së presidentit, Donald Trump, mund t’i izolojnë aleatët dhe ta zvogëlojnë ndikimin e Shteteve të Bashkuara.

Në një letër dërguar Kongresit të Shteteve të Bashkuara, e cila u publikua mbrëmë, ish-ambasadorët thonë se OKB është organizatë “joperfekte”, por argumentojnë se Shtetet e Bashkuara munden në mënyrë më efektive të kërkojnë reforma duke mbetur të angazhuara.

“Asgjë nuk kushton më tepër se varfëria dhe lufta”, ka shkruar në rrjetin Twitter, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, e cila është njëra nga nënshkrueset e letrës.

Samantha Power, ambasadore në OKB gjatë administratës së ish-presidentit, Barack Obama, po ashtu në rrjetin Twitter, ka shkruar se “ndalja dhe ulja e financimit për OKB...i dobëson duart tona dhe i izolon aleatët”.

Në një drekë me anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara para dy ditësh, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ishte “jokorrekte” që Shtetet e Bashkuara të pagujanë 28% për buxhetin e paqeruajtjes së OKB-së dhe tha se çmimi i kësaj organizate “absolutisht ka dalur nga kontrolli”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat