Një tërmet i fuqishëm godet Kanadanë

Amerika

Një tërmet i fuqishëm godet Kanadanë

Më: 1 maj 2017 Në ora: 17:16
Ilustrim

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 6.2 ballësh e ka goditur sot British Columbia, afër kufirit me Alaskën, njofton Instituti Gjeologjik i SHBA-së.

Gjeofizikja Amy Vaughan ka thënë se dridhja ndodhi sot në mëngjes rreth 48 kilometra në veriperëndim të qytetit të vogël të Alaskës, Mosquito Lake, dhe rreth 134 kilometra në jugperëndim të Whitehorse, Kanada.

Të paktën tri dridhje janë regjistruar, ka thënë Vaughan.

Nuk raportohet për të lënduar apo viktima.

Vaughan ka thënë se priten dridhje të tjera dhe se tërmeti ka mundësi që të shkaktojë dëme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat