Planet për ndërtimin e Bibliotekës së Barak Obamës

Amerika

Planet për ndërtimin e Bibliotekës së Barak Obamës

Më: 4 maj 2017 Në ora: 18:52
Ish Presidenti Barack Obama

Ish Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle bënë të njohur planet për bibliotekën dhe muzeun presidencial që do të ndërtohen në Çikago, në pjesën jugore të qytetit. Mes propozimeve të shumta për bibliotekën e tij, zoti Obama zgjodhi qytetin e tij të preferuar, Çikagon.

Projekti paraqet një kompleks ndërtesash moderne, ku do të jenë biblioteka, muzeu dhe një qendër konferencash, si dhe një kopësht për komunitetin. Muzeumi, që do të jetë më e larta e tre ndërtesave, do të ketë një vend të veçantë për ekspozita, hapësira publike, zyra dhe salla për aktivitete dhe mbledhje.

“Ne duam që kjo qendër të jetë instituti i parë i këtij lloji për trajnimin e të rinjve dhe udhëheqësve të ardhshëm, në mënyrë që ata t’u sjellin ndryshime komuniteteve në vendet e tyre dhe në botë. Ky është synimi ynë.”

Tre shtete të ndryshme amerikane: Illinoi, Nju Jorku dhe vendlindja e Obamës, Hauai, sollën propozimet e tyre për ndërtimin e bibliotekës së ish presidentit amerikan, por Obama nuk pranoi fare të diskutohej vendndodhja e bibliotekës me emrin e tij, përveçse zonës jugore të Çikagos.

"Ngjarjet më të rëndësishme për mua kanë ndodhur pikërisht në këtë komunitet: miqtë më të afërt që kam patur, vendi ku fillova karrierën time në shërbim të publikut; vlerat që unë mësova këtu dhe të cilat ja kemi transmetuar pastaj fëmijëve tanë - gjithshka që kam ja dedikoj këtij komuniteti,”- tha zoti Obama.

Ai tha se ndërtesa do të përfundojë për katër vjet, por shtoi se planifikimi do të fillojë që këtë vit.

Barak Obama po ashtu njoftoi se ai me zonjën Obama do të dhurojnë 2 milionë dollarë për të financuar një program veror punësimi në Çikago.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat