Aeroplani del nga pista, ka të vdekur

Amerika

Aeroplani del nga pista, ka të vdekur

Më: 5 maj 2017 Në ora: 19:53
ilustrim

Një aeroplan me ngarkesë ka dalë nga pista në shtetin amerikan federal Virxhinia Perëndimore, me ç’rast kanë humbur jetën piloti dhe bashkë-piloti, thanë zyrtarë të aeroportit.

Rreth 20 automjete të ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes derisa pista është mbyllur.  

“Zyrtarët ende nuk i dinë shkaqet e aksidentit të aeroplanit të kompanisë “Air Cargo”, tha zëdhënësi i aeroportit Jeger Majk Plant, duke shtuar se koha ka qenë e mirë dhe me diell.  

Komiteti nacional për siguri dhe transport ka nisur hetimet lidhur me aksidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat