Përmbytje në SHBA, së paku 11 të vdekur

Amerika

Përmbytje në SHBA, së paku 11 të vdekur

Më: 6 maj 2017 Në ora: 13:01
Përmbytjet në SHBA

Në përmbytjet të cilat janë efektive në rajonin qendror dhe juglindor të SHBA-ve, deri tani kanë humbur jetën të paktën 11 persona dhe se kostoja e dëmit ka kaluar 1 miliardë dollarë.

Si pasojë e përmbytjeve në rajonet Arkansas, Illinois, Louisiana, Indiana dhe Missouri kanë humbur jetën 11 persona dhe se dëmi i shkaktuar nga përmbytjet arrin deri në 1 miliardë dollarë.

Ndër të tjera autoritetet e meteorologjisë kanë paralajmëruar se ditën e shtunë lumenjtë Missouri dhe Mississippi do të rritin nivelin tyre në afërsi të St. Louis.

Shirat kanë ndikuar edhe në transportin në New York dhe New Jersey

Reshjet intensive teksa kanë shkaktuar përmbytje edhe në New York dhe New Jersey, kanë krijuar gjithashtu edhe vonesa në trafikun ajror. Një pjesë e autostradës West Side përgjatë lumit Hudson në Manhattan është mbyllur për trafikun nga të dyja anët.

Gjithashtu është dhënë alarmi për përmbytje edhe në shumë rajonet të Brooklyn, Queens dhe Staten Island në New York si dhe në New Jersey.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat