Protesta të përgjakshme në Venezuelë: I riu qëllohet për vdekje, makina hyn mes njerëzve

Amerika

Protesta të përgjakshme në Venezuelë: I riu qëllohet për vdekje, makina hyn mes njerëzve

Më: 6 maj 2017 Në ora: 13:02
Protestat në Venezuelë

Një i ri ka mbetur i vdekur gjatë protestave kundër sundimit të presidentit Nicolas Maduro, në qytetin venezuelian të Valencias.

Hecder Lugo, në fillim të 20-ave, vdiq nga një plagë në kokë dhe zyrtarët thanë se ai ishte qëlluar, raporton “BBC”.

Të rinjtë plaçkitën dyqanet në disa qytete ndërkohë që në qytetin e Karakasit një mjet i blinduar u filmua tek futej me vrull në mesin e protestuesve.

Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe qindra janë plagosur gjatë këtyre javëve protestash të dhunshme.

Demonstruesit janë të zemëruar për planet e zotit Maduro për të rrëmbyer pushtetin në dhe po kërkojnë zgjedhje të menjëhershme.

Tubim në Karakas filloi në mënyrë paqësore para se disa të rinjë të maskuar të hidhnin gurë dhe bomba zjarri, ndërsa ata morën pjesë në marshim e mijëra personave drejt parlament.

Qeveria ka paralajmëruar demonstruesit, të cilët kanë protestuar prej një muaji, se e drejta e tyre për të shkaktuar trazira në rrugë nuk është absolute.

Ministri i Drejtësisë dhe i Brendshëm Nestor Reverol paralajmëroi se bllokimi i autostradave do dënohet me tetë vjet heqje lirie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat