Trump shtyn vendimin rreth marrëveshjes për klimën

Amerika

Trump shtyn vendimin rreth marrëveshjes për klimën

Më: 9 maj 2017 Në ora: 22:06
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën, se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nuk do të vendosë për pjesëmarrjen e ardhshme të vendit të tij në marrëveshjen e Parisit për klimën para se të kthehet nga udhëtimi në Evropë dhe Lindjen e Afërt më vonë gjatë këtij muaji. “Presidenti është takuar me ekipin e tij dhe në lidhje me këtë marrëveshje nuk do të kumtojë asgjë derisa të mos kthehet nga samiti G7”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Shon Spejser.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat